Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14 Mars 2017, për rastin e Festës së Ditës së Verës

Për mbarëvajtjen dhe shmangie e incidenteve të mundshme, policia njofton se do ketë bllokim rrugësh, si më poshtë:

• Nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”

– Rruga “Myslym shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

• Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri tek Sheshi “Avni Rustemi”

– Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri tek kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”

• Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha”

– Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve, si dhe i bëjmë thirrje të shmagin sa më shumë përdorimin e mjeteve gjatë ditës së nesërme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i’u uron gëzuar festën e “Ditës së Verës””,

shprehet policia e kryeqytetit në njoftimin e shpërndarë për mediat./tvklan.al