Aktorja e dashur Tuba Buyukustun, e njohur si Elifi e Serialit “Diamante dhe Dashuri” po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj.

Media turke raporton se me 5 qershor ajo i ka dhënë fund martesës së saj me aktorin Onur Saylak, me të cilin ka edhe dy binjake në moshën 5-vjeçare.

Ata u ndanë në një seancë të vetme dhe me marrëveshje, raporton “Hurriyet”, por nuk ka ende informacione lidhur me ndarjen e pasurisë mes tyre dhe kujdestarinë e vajzave.

Çifti i njohur u martuan 6 vite më parë, mirëpo vitin e fundit janë raportuar se kanë përjetuar kriza në marrëdhënien e tyre.

Raportime për divorc mes çiftit ka pasur edhe përgjatë muajve të shkuar, por të dy në mënyrë evazive i përgënjeshtruan lajmet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund./tvklan.al