Pak ditë më parë në Tiranë u organizua “Dita pa makina” me iniciativë të bashkisë së kryeqytetit. Por nga intervistat e Renaldos për emisionin “STOP”, rezultoi se pa makina mbetën vetëm ata që nuk e kanë një të tillë.

Bashkia e Tiranës riktheu më datë 22 Shtator “Ditën pa makina”, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore të Tiranës. Një mënyrë kjo për të vënë rrugët në shërbim të qytetarëve dhe për të promovuar aktivitete mjedisore dhe kulturore. Por Reinaldo nuk u bind me faktin se kryeqyteti do të ishte pa makina, ndaj doli në terren për të pyetur qytetarët.

Qytetari 1

Dita pa makina është për qytetarët, ata janë mësuar me makinë.

Qytetari 2

Ligjet duhet t’i zbatojnë shtresat e varfra, jo pushtetarët. Ata janë … Zoti para dhe ata të dytët.  

Reinaldo iu drejtua Kuvendit, ku gjeti parkingun plot me makina.

“Ore këta thonë: ‘Bëni si themi ne e mos bëni si bëjmë ne?’ Edhe unë s’e kuptoj”

, shprehet ai i habitur.

Një prej kalimtarëve tha se kjo ditë është në funksion të qytetarëve, pasi makinat janë pengesë për ta dhe ndotin ambientin.

Qytetari 3 –

Ato të qeverisë me makinë e kanë punën urgjente, ndryshon puna e atyre me ne, që jemi qytetarë. Ne qytetarët me biçikletë të gjithë. Unë me makinë shkoj kur kam punë, ndonjë pritje presidenciale a ndonjë gjë, jo për “llogje Kavaje”.

Reinaldo ngre pyetjen se sa qëndron “dita pa makina” midis qytetarëve dhe byrosë politike./

tvklan.al