zyrtaret-ukraineDy zyrtarë të lartë ukrainas u arrestuan gjatë një mbledhjeje të qeverisë ukrainase që transmetohej direkt nga televizionet vendase.

Prangat iu vunë Kreut të Shërbimeve të Emergjencave Shtetërore dhe zëvendësit të tij.

Ata janë nën hetim për marrje rryshfeti nga disa kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit. Arrestimet u kryen teksa qeveria po diskutonte reformat radikale kundër korrupsionit që ka zënë rrënjë të thella.

Dy të arrestuarit dhe avokatët e tyre nuk bënë asnjë koment gjatë arrestimit. Analistët thonë se në këtë formë, Kryeministri ukrainas i tregon Perëndimit se qeveria e tij është e vendosur në luftën korrupsionit, për të siguruar prej tyre ndihmë në rimëkëmbjen e ekonomisë në prag-falimenti.

Tv Klan