Një person “i pastrehë” është filmuar teksa merr makinën e tij sportive, pas një dite ku kishte qëndruar në trotuar duke lypur para.

3

Matthew Brinton i kishte zemëruar banorët e Newquay, Angli, pasi kishin parë këtë video të tij duke ngarkuar bagazhin e makinës Audi TT.

1

Por, tashmë duket se makina e tij e shtrenjtë me vlerë mijëra paund është shkatërruar. Në foto duken xhamat e thyer të makinës të cilat janë goditur me një objekt të madh.

35 – vjeçari ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje nga banorët e irrituar, pasi ata mendonin se ai po e kalonte natën jashtë si një i pastrehë. Ndërkohë kjo ishte një përpjekje e 35 –vjeçarit për t’i mashtruar ata dhe për t’iu marrë paratë.

2

Banorët e zonës përmes një faqeje në Facebook i kanë paralajmëruar të tjerët që të mos japin para për këtë person.

 

“Ky njeri i përçmuar pretendon të jetë pastrehë ndërkohë që lëviz me një Audi TT të zezë!

” – kanë shkruar në një postim./tvklan.al