Ky fundviti akademik solli një praktikë të re në Universitetin e Arteve. Ditët e diplomimit të studentëve të Bachelorit ishin të hapura për publikun.

Si dashamirës të artit vizituan ekspozitat brenda dhe jashtë Fakultetit të Arteve të Bukura, si spektatorë ndoqën gjithë procesin vlerësues të pedagogëve.

Kjo hapje ndaj publikut, si në ditën e fundit me studentët e qeramikës, ri-konfirmoi pamjaftueshmërinë e bazës materiale. Për ta siguruar atë pasi i duhet të japin provimin, studentët i realizojnë punimet pjesërisht me shpenzimet e tyre.

Për Spahijan më të mirat krijime të studentëve ndër vite nuk duhet t’i përkasin thjesht shkollës. Ato duhet të vlerësohen dhe më pas të shfrytëzohen për të pasuruar me art hapësirat publike.

Tv Klan