Një i ri në Durrës ka shfrytëzuar ngatërresën e një mesazhi që babai i tij kishte nisur për të dashurën për të blerë telefonin më të fundit që ka dalë në treg.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, i riu i ka bërë presion babait se do t’i tregoi së ëmës se ai ka të dashur dhe në këtë mënyrë ka blerë telefonin dhe më pas ka fshirë mesazhin.

“Një burrë në Durrës ka ngatërruar mesazhin që i kishte nisur të dashurës dhe ia ka dërguar djalit. Djali e ka ruajtur mesazhin dhe i ka bërë presion të atit se nëse nuk i blen telefonin e fundit që ka dalë në treg do t’i tregojë së ëmës.

Babai ka marrë lekë borxh dhe i ka blerë djalit telefonin me kushtin që të fshij mesazhin”,

tha gazetarja.

/tvklan.al