Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku djali ka djegur me benzinë nënën e tij. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 në Korçë, dhe gjatë kohës që Emiljan Tushini ishte në banesë me nënë e tij, pas një konflikti për motive të dobëta i ka hedhur asaj benzinë në trup dhe më pas i ka vënë flakën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 32 vjeçarit, i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje.

52-vjeçarja M.Tanushi ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta u bë i mundur arrestimi i tij./tvklan.al