Qeveria shqiptare është ende e paqartë nëse do të mbështesë incenerimin e mbetjeve apo riciklimin e tyre. Ne një konferencë ndërkombëtare për ekonominë ricikluese, minsitri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tha se ne do të mbështesim çdo nismë dhe çdo teknologji në trajtimin e mbetjeve që mundëson pastrimin sa më të shpejtë të vendit.

Por Klosi lëshoi kritika edhe ndaj ricikluesve veçanërisht ndaj atyre të mbetjeve spitalore.

“Edhe industria e riciklimit, megjithëse punon prej shumë vitesh ka problematikat e saj. Rasti i fundit i lumit Erzen i dedikohet një industrie ricikluese, e cila nën petkun e riciklimit, riciklon një masë të madhe, por atë që ngelet nga riciklimi pastaj e depoziton në lumë.”

Sipas  Klosit vendi duhet pastruar nga mbetjet por edhe nga kompanitë që prodhojnë ndotje. Në konferencë, kompani italiane të shquara në këtë fushë prezantuan teknologjitë e tyre për riciklimin e mbetjeve. Ata pohuan se riciklimi është mënyra më e mirë për të mos ndotur dhe për të përfituar të ardhura nga ripërdorimi i mbetjeve. Ricikluesit shqiptarë kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë në vend.

Në të gjithë botën plastika mbetet një ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit duke numëruar çdo vit rreth 70 milionë ton mbetje.

Klan Plus