Djemtë e këqinj të Ballkanit

Swoboda: BE të kufizojë liderët problematikë


Duke iu referuar presidentit bullgar, vend i cili do të marrë presidencën e BE-së në Janar, social demokrati Hanes Swoboda, e konsideron atë njësoj si udhëheqësit problematikë të rajonit, të cilët i quan si djemtë e këqinj të Ballkanit. Ndërsa drejtori i qendrës britanike për studime mediatike shprehet se këta udhëhqës nduhen izoluar pasi po shkatërrojnë të ardhmen e vendeve të tyre.

Për gjashtë muaj duke nisur nga Janari, Boyko Borisov do të jetë mikpritësi i liderëve evropianë dhe jo vetëm. Studiues, historianë, politikanë do të ndjekin për gjashtë muaj leksionet bullgare mbi demokracinë dhe integrimin e Ballkanit. Por politikani i njohur socialdemokrat austriak Hannes Swoboda shkon me larg duke e portretizuar Kryeministrin bullgar si shëmbelltyrën e djemve të këqinj të Ballkanit.

Në një intervistë për portalin e mirënjohur Euroaktiv, Swoboda shprehet se në shtetet e Ballkanit ka aktualisht udhëheqës të çuditshëm që kanë në duar fatin e qeverisjes në këto shtete ish – komuniste.

“Ne kemi një situatë, kur njerëz me ide të çuditshme udhëheqin qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian duhet t’u japë këtyre liderëve në këtë rajon problematik një kornizë veprimi, për t’u vënë disa kufizime në aktivitetet e tyre”.

Ndërkohë në të njëjtën linje shprehet për Klan Plus, edhe Drejtori i Qëndrës Britanike për studime mediatike Aidan White.

“Këta janë më shumë se djem të këqinj, janë njerëz që po e minojnë demokracinë, po minojnë institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut duke mos e lejuar median të jetë e lirë dhe kritikë. Ata po minojnë të ardhmen e rajonit dhe të vendeve të tyre”.

Pak ditë më parë zyrtari i lartë amerikan Hoyt Yee foli madje për izolimin e disa udhëheqësve ballkanikë, të cilët pavarësisht nga aktet e dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Sipas Yee nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Vladimir Lame

Kategori
BotaKlan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*