djersitjeDjersitja e padëshiruar është një problem shumë i madh në ditët e sotme. Shumë njerëz mbajnë erë të rëndë për shkak të djersitjes së tepërt. Madje shpesh herë kjo lidhet me faktin se nuk tregohen të kujdesshëm, aq sa duhet.

Mjekët thonë se higjena personale është më kryesorja në gjithë këtë dukuri. Disa vuajnë nga prodhimi i tepërt i djersitjes, madje ndodh që u shkakton ankth dhe siklet, apo e kundërta shqetësojnë të tjerët dhe vetë nuk e vënë re aspak.

Dermatolog, Selman Lirza shpjegon shkaqet e djersitjes dhe thekson masat që duhet të kenë parasysh njerëzit të cilët vuajnë vazhdimisht nga mbiprodhimi i gjendrave të djersës.

Doktor nga se shkaktohet djersitja e tepërt?

Djersitja e lëkurës vjen si rezultat i mbiprodhimit të gjendrave të djersës që quhet hyperhidrosis. Hyperhidrosis ose djersitja e tepërt ndahet në parësore dhe dytësore. Djersitja parësore vjen si shkak i mosfunksioimit të sistemit nervor, ndërsa djersitja e tepërt dytësore vjen e çregullimeve metabolike ose endokrine.

Cilat zona preken më shumë nga djersitja?

Vendet tipike që shfaqet djersitja janë zakonisht pjesët palmare të duarve dhe të këmbëve, (kryesisht në mes të gishtave), fytyrë, sqetulla, gjoks dhe bel. Në këto raste gjendrat e djersës janë hipertrofike, të zmadhura dhe kanali i saj është më i gjërë. Ky është një proçes fiziologjik tek çdo njeri, por kur kalon masën mund të themi që hyn në një “proces patologjik”. Problem tjetër mund të jetë dhe mbivendosja e një kandide, pra në vendet e djersitura mund të krijohet edhe myku, pasi terreni i preferuar i mykut janë lagëështira dhe temperaturat e ngrohta, duke qenë se gjen vend për t’u zhvilluar më shumë. Në të tilla raste higjena duhet në maksimum. Vendet e djersitjes duhet të thahen mirë, sa herë që bëjmë dush, apo sa herë lajmë duart dhe këmbët. Tharja është proçes shumë i rëndësishëm, për të mos kaluar në një fazë tjetër atë të mykut.

Si mund ta trajtojmë “fenomenin” djersitje?

Mjekim në të tilla raste është problematik pasi nuk ka një kurë efikase, përveç se higjenës vetjake të njerëzve. Era e djerësitjes është e pakëdshme, e cila bëhet shumë shqetësuese. Masat që duhet të merren lidhen me higjenën e vazhdueshme, si dhe me përdorimin e deordoradëve dhe substancave atiperspirate.

Këshillat e mjekut dermatolog për individët që djersisin më shumë se zakonisht?

Ju këshillohet të lahen vazhdimisht, të marrin masat në çdo moment. Të kenë antidjersë, të mbajnë me vete mjete të duhura të cilat largojnë aromën e keqe në momentin që ndjejnë veten në siklet. Pudra kundradjersës është shumë e rëndësishme për t’u përdorur, pasi ndihmon në tharjen e lëkurës, duke larguar aromën. Antiperspirantë, sprai ose solucione të përshtatshme janë efikase për të mbajtur larg erën e pakëndshme të djersitjes për aq kohë sa e përdor. Kujdes, djersa mbi djersë nuk është aspak e mirë, të kontrollohet higjena vazhdimisht.

Vilma Kërçiku