Monedha Euro vazhdon të jetë e dobët kundrejt Lekut. Gjatë këtij muaji, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë 1 Euro është këmbyer nën 133 Lekë. 

Sipas ekspertëve të ekonomisë, ndryshe nga vitet e tjera, ku efektet kanë qenë sezonale, këtë vit euro ka nisur të humbasë terren që në muajin Shkurt.

Po kush humbet përballë një euro të dobët?

Nivelin më të lartë gjatë këtij viti Euro, e ka njohur në Janar, ndërsa më të ulet në Qershor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nëse marrim në krahasim periudhën 7 mujore ndër vite, një rënie e ngjashme e Euros është parë vetëm gjatë vitit 2009, por shkaqet kanë qenë të jashtme.

Tv Klan