Tiranë/ Policia ka identifikuar dhe ndaluar autorin e vendosjes së zjarrit në fshatin Kuç, që çoi në djegien e mbi 5 hektar bimësi.

Ai është 16 – vjeçari R.L., banues në fshatin Gjokaj, Bashkia e Vorës, i proceduar më parë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Adoleshenti, sipas policisë, rreth orës 19:00 të së mërkurës ka shkaktuar rënien e zjarrit në kodrat e fshatit Kuç, pasi ka hedhur në tokë një cigare. Për pasojë janë djegur mbi 5 hektar shkurre dhe ullinj.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit, i cili vazhdon prej 2 ditësh./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”365″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]