Më datë 22 Janar 2017, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t nënshkroi një marrëveshje me Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizim Tiranë, për t’i dhënë këtij të fundit të drejtën të ketë akses në bazën e të dhënave të aplikuesve për legalizim. Sipas kësaj marrëveshje, çdo qytetar, abonent i UKT-së, që do të kryejë pocedura në lidhje me ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizme dhe që ka objekt informal, mund të kryejë të gjitha shërbimet pranë këtij të fundit, pa qenë nevoja të shkojnë në zyrat e ALUIZNI-t që të tërheqin vërtetim.

Këto marrëveshje, që si fillim u bënë për abonentët e UK-së që kanë një ndërtim informal në Bashkitë e Tiranës, Kamzës dhe Vorës, do të fillojë zbatimin nga data 31 Janar 2018 në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për këtë arsye njoftojmë të gjithë qyetarët e interesuar që duke filluar nga 1 shkurti, të mos i drejtohen sporteleve të ALUIZNI-t, por të shkojnë pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizim në qytetin e tyre.

Ky bashkëpunim mes institucioneve ka si qëllim shmangien e sorollatjeve të qytetarëve nga një institucion tek tjetri dhe ti përgjigjet me një hap konkret nismës së Qeverisë për të ulur sorollatjet e qytetarëve dhe pakësimin e dokumentave që ju kërkohen atyre për shërbime të ndryshme.

/tvklan.al