Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë jashtë një klubi në qendër të Sezzes, Itali pasi qëlloi me armë në ajër.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte i pirë në momentin kur doli nga klubi “Piazza ferro di Cavallo” rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme dhe shtiu në ajër me një pistoletë gjermane të tipit 7.65,të cilën e kishte fshehur në xhepin e pantallonave.

Ai u bllokua menjëherë nga policia italiane dhe fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar./tvklan.al