Monedha amerikane ka arritur në momentet më të ulta të saj gjatë këtij viti. Në janar një dollar këmbëhej me 129 lekë, ndërsa sot në kursin e këmbimit vendas, kjo valutë kuotohet në nivelin e 111.2 lekëve.

Zhvlerësimi i monedhës amerikane ka ardhur në mënyrë graduale si pasojë e forcimit të lekut ndaj të gjitha valutave. Leku është forcuar ndaj euros, paundit britanik dhe së fundmi edhe ndaj monedhës amerikane.

Por goditjen më të madhe dollari e ka marrë në tregun ndërkombëtar. Në bursa monedha amerikane ka arritur në nivelin më të ulët të saj që prej vitit 2015-të.

Ekspertët vlerësojnë se shkak për këtë është bërë perceptimi i tregjeve për dobësimin e ekonomisë amerikane si pasojë uraganit Harvey. Ndërsa jo pak kontribut kanë patur edhe tensionet që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Korësë se Veriut.

Zhvillimet jashtë pritshmërive në tregjet europiane kanë “mundur” ekonominë amerikane, ku monedha e saj zyrtare fitoi mjaft pikë pas ardhjes në pushtet të presidentit Trump.

TV KLAN