domate-te-mbushuraPërbërësit:

Domate 2 kokrra mesatare për racion

Qepë 3 kokrra mesatare

Gjalpë ose vaj 2 filaxhanë kafeje

Oriz 3 filxhanë kafeje

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja

Përgatiten domatet duke i shkëputur pjesën e brendshme dhe duke i lënë në formë kapaku. Pasi kullojnë i vendosim në tepsi. Përzihet qepa me gjalpin apo vajin dhe hidhet pjesa e zemrës së domateve, oriz, kripë, piper, lëng mishi ose ujë. I lëmë të ziejnë derisa të bëhet një pilaf i shkrifët pa shpërthyer orizi. Më pas mbushen domatet, por jo plot pasi orizi shton gjatë pjekjes. Në fund spërkaten me majdanoz të grirë hollë dhe në varësi të shijes i hedhim sërish pak ujë ose lëng mishi nëse dëshironi që të jenë pak të lëngshme.

tvklan.al