Donald Trump më në fund ka reaguar mbi dëshminë e ish – shefit të FBI – së, James Comey, dhënë një ditë më parë përpara Kongresit, kohë në të cilën zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë tentonin ta mbanin Presidentin sa më larg postimeve në rrjete sociale. Trump shkroi se ish – Drejtori i FBI – së dha një ditë më parë një dëshmi të rreme.

“Me kaq shumë deklarime false dhe gënjeshtra, shfajësim i plotë dhe total dhe UAU Comey ka nxjerrë informacion.”

Qendrimi Presidentit ndjek atë të avokatit të tij personal, i cili foli menjëherë pas dëshmisë së Komey – t. Marc Kasowitz, përmendi para gazetarëve pjesë nga dëshmia e Comey – t të cilat sipas tij ishin të rreme.

Përfaqësuesi ligjor i Trump mohoi deklaratat e forta të ish shefit të Byrosë Federale të Investigimit, duke thënë se Presidenti nuk ka kërkuar asnjëherë që të mbyllet ndonjë çështje hetimore. Sipas tij Presidenti nuk i ka kërkuar besnikëri James Comey – t.

Një ditë më parë, ish – shefi i FBI – së dëshmoi vullnetarisht para Komitetit të Inteligjencës së Kongresit Amerikan. Ai ripërsëritit se nuk ka asnjë dyshim që Moska ka ndërhyrë në mënyra të ndryshme në presidencialët e fundit si dhe pohoi sërish faktin që Trump i ka kërkuar të ndërpresë hetimin për sekretarin e sigurisë Michael Flynn.

/TV KLAN