Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj testit të bombës me hidrogjen që u krye nga Koreja e Veriut.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka konsideruar veprimin e shtetit komunist si “armiqësor dhe të rrezikshëm”.

“Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”,

tha Presidenti Trump në një postim në Twitter.

Koreja e Veriut njoftoi më herët se kishin realizuar me sukses testimin e një bombe me hidrogjen, shumë më e fuqishme se një bombë atomike, dhe që shkaktoi tërmet artificial 6.3 ballë.

 Presidenti Trump më parë zhvilloi edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Japoniës Shinzo Abe, në lidhje me masat që duhet të ndërmarrin ndaj diktatorit Kim Jong Un.

 Edhe Presidenti i Koresë së Jugut dënoi fort testin bërthamor, duke thënë se po konsideron të marrë armë të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara. 

/tvklan.al