Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit.

Tusk ndodhet në turne në Ballkanin Perëndimor, për të konfirmuar perspektivën evropiane të rajonit.

Një ditë më parë, ai ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Kosova është një “çështje e vështirë dhe emocionale” për Serbinë, por se zgjidhja e saj “do të shpaguhet në afat të gjatë”.

Tusk po zhvillon turneun në prag të Samitit të Sofies midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti do të mbahet më 17 Maj.

/REL