Pak muaj pasi rinovoi kontratën me Milanin, Gigio Donnarumma mund të largohet nga kjo skuadër. Qëndrimi i tij tek kuqezinjtë erdhi pas një sërë negociatash, pas blerjes së vëllait të tij nga grekët e Asteras dhe pas rritjes së pagës prej 5.5 milionë eurosh, por sipas medias italiane, menaxheri i tij Mino Riola ka për qëllim të prishë kontratën. Arsyeja?

Dhunë morale ndaj lojtarit nga ana e drejtuesve të Milan në momentin e firmosjes. Presione psikologjike, firmosa por nuk isha i qetë, mësohet të ketë thënë vetë portieri. Kontrata e tij është depozituar në Ligën e futbollit pa asnjë klauzolë shitjeje sipas mediave, për faktin se as Raiola as Donnarumma nuk e kanë nënshkruar. Fillimisht është folur mes palëve se do të kishte dy klauzola, një prej 40 milionë eurosh, nëse Milan nuk kualifikohej në Champions, dhe tjetra prej 70 milionësh për pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Raiola do të mbështetet tek dhuna psikologjike në kërkesën e tij që pritet ti drejtohet gjykatës civile e cila mund të vendosë edhe anulimin e kontratës. Menaxheri nuk ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes së re 4-vjeçarë të Donnarumma me Milanin.

Objektivi i Raiolas është të transferojë me kosto zero lojtarin në një prej klubeve më të mëdhenj europiane të cilët do ët jenë në gjendje ti ofrojnë kontratë më të madhe nga ana financiare.

Tv Klan