Një lajmërim për vende të lira pune, i cili synon rekrutimin e aktivistëve me pagesë në Siatëll për të kundërshtuar programin e presidentit të ri amerikan, është publikuar në një uebsajt punësimesh online.

Pagesa shkon nga 15 deri 22 dollarë në orë. Në lajmërim thuhet se kërkohen persona të motivuar për një punë me kohë të plotë ose të pjesshme ose për një pozicion të përhershëm.

Lajmërimi është publikuar nga “Uashington Can!”, një grup aktivist i së majtës. Siatëll Times raporton se grupi ka marrë kërcënime nga i gjithë vendi.

E përditshmja amerikane shkruan se fillimisht kërkoheshin protestues “anti Trump”, por pas sinjalizimeve të shumta lajmërimi u ndryshua duke u ripublikuar me një modifikim të vogël: tashmë kërkohen aktivistë për të ndaluar axhendën politike të manjatit.

Në tekst shkruhet se programi i formimit në fjalë, është më i miri në qarkullim. Ku të gjithë ata që aplikojnë do të mësojnë çdo gjë që u duhet. Ekipi drejtues ka një eksperiencë të kombinuar më shumë se 50-vjeçare. Dhe në “Uashington Can!” mund të punohet në selinë kryesore në Siatëll.

Aplikuesit do të takohen rregullisht me organizatorët, lobuesit dhe drejtorët ekzekutivë për të pasur një përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë aktivitet. Të punësuarve do u paguhen sigurimet shëndetësore, vizitat tek dentisti dhe okulisti, plani i pensionit si dhe pushimet apo lejet me arsye./tvklan.al