Shumë prej nesh “luftojmë” për të mbajtur një dietë të balancuar.

Ne kemi dëshirë të humbim peshë, por pavarësisht kësaj, të qëndrojmë të fortë për sa i përket sistemit tonë imunitar. Por për këtë duhet të hedhim poshtë patatet e skuqura, biskotat apo gjërat e pashëndetshme që konsumojmë.

Një studim i ri ka zbuluar se duhet t’i zëvendësojmë ato zakone të pashëndetshme me bajamet.

Nëse ushqeheni me një grusht bajame në ditë, zëvendësoni kaloritë boshe, ulni kripën dhe rrisni proteinat,thonë studiuesit e Universitetit të Floridës.

Studimi tregon se përfshirja e bajameve në dietën e një personi, mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe të forcojë sistemin imunitar./tvklan.al