Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 është kthyer në një motiv për të zgjedhur këtë fanelë për lojtarët me prejardhje shqiptare. njëri prej tyre është Donis Avdijaj, i cili luan me Sturm Graz, por kartoni i tij zotërohet nga Schalke.

19-vjeçari ka qenë në planet e Gianni De Biasi në të kaluarën, duke e kërkuar të afrohej në një nga miqësoret e vitit të kaluar.

Në atë rast nuk pati një përgjigje pozitive. Në një intervistë për gaztën “Bild” Avdijaj pranoi që ftesa e mëparshme ishte një nder për të, por në atë kohë nuk ishte në formë dhe nuk ishte gati.

Ai është i vetëdijshëm që në Europian duhet ët shkojë në ardhë të parë ata që e dërguan Kombëtaren aty, por nesë ka nevojë për të është gati.

Një sinjal për Gianni De Bias i cili nuk preferon të thërrasë përsëri ata që e refuzojnë fanellën e Shqipërisë në mundësinë e paraqitur. Donis Avdijaj është është aktivizuar me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë.

Tv Klan