Milan dhe Gianluigi Donnarumma arritën një akord për rinovimin e kontratës. Mediat italiane bëjnë të ditur se ajo do të jetë 5-vjeçare me një pagë 6 milionë euro në sezon.

Një kthesë e portierit dhe menaxherit Mino Raiola, pas debateve të shumta me drejtuesit e Milanit dhe tifozët.

Gianluigi Donnarumma sipas mediave italiane nuk ka pranuar një ofertë dy herë më të lartë nga Paris Saint Germain. Klauzola e tij do të jetë 100 milionë nëse Milan kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm dhe dy herë më e ulët nëse dështon.

Milan në fakt do të marrë edhe një tjetër Donnarumma, vëllain më të madh Antonio, që do të përfitojë 1 milionë në sezon. 26-vjeçari, edhe ky portier, ka një karrierë pa shkëlqim.

/Tv Klan