Një person 20 vjeç është arrestuar nga policia pasi synonte që të fuste një sasi eksplozivi në një avion në aeroportin Gothenburg në Suedi.

Një kontroll normal sigurie në aeroport sinjalizoi për eksploziv në bagazhet e një personi.

Më pas u lajmërua policia dhe skuadra anti-bombë, të cilët arritën të zbulonin disa pako eksplozivi TAPT, që është shumë i vështirë për t’u dalluar.

Policia arrestoi personin e dyshuar, i cili akuzohet për tentativë shkatërrimi.

Sipas mediave, i arrestuari, është gjerman dhe ishte nisur drejt të aeroportit për të hipur në një avion të enjten që do ta çonte në një nga vendet e BE-së.

Kjo lloj lënde eksplozivi është përdorur në disa sulme terroriste të cilat lidhen me ISIS si tek ai në Paris në vitin 2015 dhe bombës në Manchester Arena që vrau 22 persona.

/tvklan.al