Policia italiane ka arrestuar Bledi Domin, 19 vjeç i cili përdorte dokumente të falsifikuara.

Ai u kap në aeroportin e Catanias, pasi priste të merrte një fluturim drejt Londrës.

Në përpjekje për të bindur policët, Domi u ka treguar atyre edhe një patentë drejtimi, që gjithashtu u sekuestrua nga policët pasi rezultoi se ishte e falsifikuar.

Pas arrestimit, Bledi Domi u ka treguar oficerëve emrin e tij të vërtetë dhe u ka dhënë pasaportën origjinale.

/tvklan.al