Dorëheqja e Elvis Rroshit është në pritje të firmës së Kryeministrit Edi Rama.

Shkresa ka mbërritur në tavolinë e kreut të qeverisë, pasi Rroshi pranoi se kishte qenë i dënuar në Itali. Por angazhimet e kreut të qeverisë jashtë vendit kanë bërë që ajo të mbetet u zyrtarizuar.

Kryeministri gjendet në Itali prej dy ditësh dhe mbërrin pasdite në Tiranë, ku pritet të firmosë shkarkimin e Rroshit.

Vendimi i Kryeministrit do t’i hapë rrugë procesit të shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme në Bashkinë e Kavajës.

Pas shkarkimit, Këshilli i Ministrave i dërgon një njoftim zyrtar Presidentit të Republikës, për vakancën në postin e Kryetari të Bashkisë të Kavajës, një detyrim ligjor ky që e lejon kreun e shtetit të shpallë zgjedhjet.

Zgjedhje pritet të zhvillohen dhe në Bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të Kryebashkiakut, Shukri Xhelili për videoskandalin seksual, ku ai u përfshi me një të re 20 – vjeçare, të cilën e punësojë kundrejt kërkesës për favore seksuale.