Trajneri i Komëbtares turke, Fatih Terim, ka dhënë dorëheqje nga detyra.  

Vendimi surprizë i Terimit është bërë i ditur nga mediat turke dhe është konfirmuar nga  Federata turke e Futbollit.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit, federata tha se palët kishin rënë dakord për ndërprerjen e kontratës.

“E falënderojmë trajnerin tonë të vlefshëm, i cili ka dëshmuar veten me sukseset e tij si në Turqi ashtu edhe në botë. I urojmë suksese dhe lumturi në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Fatih Terim, i cili ka marrë edhe epitetin “Perandori” që prej kohës që fitoi Kupën UEFA në vitin 2000 me Gallatasarajin dhe kaloi në krye të Fiorentinës dhe Milanit, drejtonte Kombëtaren Turke prej vitit 2013. Kjo ishte aventura e tij e tretë në krye të Kombëtares.

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen disa ditë pas raportimeve se trajneri 63-vjeçar është përfshirë në një grindje fizike teksa ndodhej me pushime në brigjet e Egjeut.

Grindja në një restorant është kthyer në temën më të përfolur ditët e fundit për median sportive turke, duke çuar edhe në dorëheqjen e “Perandorit”.

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/txveDiFPKX0