Andon MehillaAndon Mëhillaj ka rrëfyer përpara gjykatës së krimeve të rënda se gjatë kohës që ka qenë në arrati është marrë me sigurimin e familjes nga frika e ndonjë hakmarrje si pasojë e akuzave të bëra ndaj tij nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj.

Ashtu si një ditë më parë në policisë e Vlorës ku u vetëdorëzua, edhe në sallën e Gjykatës së krimeve të rënda nuk e ka pranuar akuzën. Avokati i tij mbrojtës thotë se klienti i tij është i terrorizuar dhe vuan nga problem mendore.

Megjithatë gjykata i konfirmoi 38 –vjeçarit masën e sigurisë dhënë në mungesë “burg pa afat” dhe i komunikoi akuzat për “akte terroriste” , “financimit të terrorizmit”, “fshehje nga organet e drejtësisë”, “fshehje të fondeve dhe pasurisë që financojnë terrorizmin”, “dhënie informacioni nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake” si dhe “trafikim të armëve dhe municionit”.

Andon Mëhillaj mbahet në burgun 313, po aty ku gjendet edhe Julian Sinanaj, i cili e akuzon si porositës të disa krimeve të kryera prej tij.