Është dorëzuar në polici, Luigj Bludaj, një nga dy autorët e vrasjes së 31 – vjeçarit, Gjokë Arra, një ditë më parë në fshatin Gjuraj të Dukagjinit.

Në kërkim mbetet vëllai i tij, Çesk Bludaj, i përfshirë edhe ai në konfliktin me viktimën.

Dy vëllezërit qëlluan me armë ndaj 31 – vjeçarit, pas një sherri që dyshohet se lidhet me parcelat e kanabisit në zonën e Dukagjinit.

Tv Klan