Borussia Dortmund – Bayern Munchen është sfida më e rëndësishme e fazës së dytë në futbollin gjerman. Der Klassiker luhet sot në orën 18:30 dhe këtë sezon është tepër e rëndësishme për garën e titullit.

Bayern është 5 pikë larg dhe një fitore e Dortmund do të rihapte gjithçka disa javë nga fundi. Disfata me Mainz në mesjavë ndikoi shumë te bavarezët, që humbën shumë terren në krahasim me diferencën që kishin me ndjekësit më parë.

Ndeshja e fazës së parë u mbyll me fitoren 5 – 1 të Bayern, por Dortmund po kalon një periudhë të mirë duke kërëcënuar përsëri rivalin kryesor ashtu si disa sezone më parë.

Grupi i vendasve është i plotë, ndërsa miqtë nga Mynihu vuajnë nga mungesat për shkak dëmtimi. Sot Bundesliga mund të kthehet përsëri në intersante, duke lënë pas zotërimin absolut të Bayern.

Tv Klan