Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë dhe e ka dërguar dosjen për shqyrtim pranë organit të akuzës së Krimeve të Rënda ndaj biznesmenit 25 – vjeçar Orest Sota.

Vendimin për bashkimin e dosjes së Sotës me atë të ish – ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do ta marrin 3 prokurorët e çështjes, që kanë nën hetim deputetin prej datës 17 Tetor.  

Biznensmeni i ri në moshë u prangos disa më parë në Elbasan, pasi në makinën e tij iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta të ish – ministrit Tahiri.

Brenda 10 ditëve, Sota pritet të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda për të rikonfirmuar masën e arrestit me burg nga gjykata kompetente.

Biznesmeni Sota duhet të tregojë burimin e parave që iu gjetën në makinë, ndërsa sipas prokurorisë, çështja e patentave që iu gjetën në automjet nuk përbën vepër penale./

ABC News