Diskutimi në Komisionin e Ligjeve i projektligjit për policinë e shtetit ka rihapur debatin mbi përgjegjësinë e forcave të rendit në vrasjen e bankierit Artan Santo.  Deputeti socialist Tom Doshi ngarkoi me përgjegjësi policinë për moskapjen e autorëve duke thënë se efektivët që u ndodhën në vendngjarje ishin të papajisur me mjetet e nevojshme dhe nuk bënë detyrën që u takonte.