Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka deklaruar se dosja “Habilaj” po hetohet në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Kanë qenë hetuesit italianë që kanë kopsitur dosjen ndaj vëllezërve Habilaj për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë. Në përgjimet e hetuesve italianë është dëgjuar disa herë Moisi Habilaj që të përmendë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si të implikuar në këtë çështje.

“Është një hetim në kuadër të dosjes së strukturuar kriminal Habilaj, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë”, t

ha Çako.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shtoi se në lidhje me megaoperacionin në Babicë të Vlorës ku u kap rreth 4.5 ton kanabis që u përket Habilajve, do të ketë njoftim orët në vijim.

Mbrëmë në fshatin Babicë u zhvillua një operacion i policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, shërbimet inteligjente dhe partnerët ndërkombëtarë ku u sekuestrua një sasi e madhe drogë në një magazinë. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë dhe po kërkohet për arrestimin e Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj.

Vëllezërit Habilaj janë kushërinj të largët të ish-ministrit Tahiri, ndërkohë që ky i fundit ka pranuar se gabimi i vetëm që ka bërë është që u ka shitur makinën Audi A8 me targa AA 003 GB. /

tvklan.al