Drafti i Projektligjit për Energjitë e Rinovueshme ka mbledhur në një tryezë investitorë të sektorit të energjisë dhe përfaqësues të shoqatës së investitorëve të huaj, të cilët ballafaquan propozimet mbi pjesët më të debatueshme të këtij ligji, në prani edhe të Korporatës Financiare Ndërkombëtare IFC.

Prodhuesit e hidrocentraleve të vegjël shprehën shqetësimin për rishikimin e kontratave dhe ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë.

Investitorët në sektorin e energjisë kanë reaguar edhe më parë lidhur me këtë çështje duke thënë se mos respektimi i kontratave koncensionare do jetë një kosto për ekonominë shqiptare./ TV KLAN