Për trupën e teatrit të “Bylisit”, ardhja në skenën e Tiranës cilësohet e rëndësishme për temën dhe mesazhin që i komunikon publikut dhe qeverisë, emigracioni, drama ekonomike dhe psikologjike që shkakton te individi, familja dhe shoqëria. Në një kohë kur Shqipëria përjeton një valë të dytë emigrimi, pas asaj më të madhe në fillim vitet ’90, regjisori Klajdi Marku, përmes veprës së Sllawomir Mrozek,  historia dy emigrantëve, intelektuali që mirëqenien e Shqipërisë e sheh te arsimi dhe i pashkolluari që mendon vetëm të bëjë para, ngre një pyetje.

Klajdi Marku, regjisor:

“Si do të bëhet Shqipëria, çfarë kërkojmë ne sot? A nuk kërkojmë të jemi të lirë nëpërmjet ligjit?

Personazheve të veprës “Emigrantët” i japin zë Fatmir Xhelili dhe Astrit Hasani, një ish emigrant i Italisë.

Nga e shtuna, në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Astriti dhe Fatmiri, nga bodrumi i një shtëpie, u tregojnë jetën e dy emigrantëve. Njëri shkruan librin e jetës mbi skllavërinë, e tjetri vuajtjet për të mbledhura pak para për të ndërtuar një shtëpie në vendlindje.

Tv Klan