Burri më i shëndoshë në botë, i cili prej 6 vitesh nuk lëviz nga shtrati, pritet që më në fund t’i nënshtrohet bypass –it gastrik, ndërhyrje në stomak.

Juan Pedro Franco, i cili dikur peshonte më shumë se gjysmë toni, plot 595 kilogramë, prej 3 muajsh është në dietë, për t’u parapërgatitur për operacionin që do t’i nënshtrohet më 9 Maj.

32 – vjeçari nga Meksika, është thuajse aq obez sa Manuel Urive, dikur i konsideruar si njeriu më i shëndoshë në botë, përpara se të vdiste në 2014 – ën.

Franco ka arritur që të humbasë 174 kilogramë në një klinikë të specializuar, në mënyrë që të bëhej kandidat për operacionin në fjalë.

32 – vjeçari tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare në Nëntor, kur u shtrua në klinikë dhe për transportimin e tij u desh një furgon i modifikuar./tvklan.al