cyborg

Brenda 200 vitesh, njerëzit mund të arrijnë jetën e përjetshme, falë ndërthurjes me teknologjinë. Parashikimi vjen nga një profesor i historisë në Universitetin Hebre të Jeruzalemit.

Profesori Juval Noah Harari thotë se njeriun e të ardhmes e parasheh gjysmë njeri e gjysmë robot dhe të pavdekshëm. Sipas tij, kjo do të arrihet me dy mënyra.

E para duke zëvendësuar organe apo pjesë të ndryshme të turpit, me materiale jo organike, siç mund të jenë organet artificiale apo gjymturët metalike. Mundësia tjetër është modifikimi i geneve, për t’i dhënë një tjetër trajtë jetës njerëzore.

Shembull për këtë është ruajtja e informacioneve në gene, ashtu siç mund të ruhen të dhëna në USB përmes kompjuterit. Kjo formë njihet në gjuhën shkencore si Cyborg, ose njeriu biomekanik.

Sipas profesorit Harari, dallimi i njeriut të pas 200 viteve me atë ç’ka jemi sot, do të jetë po aq i madh sa njerëzit e sotëm me shimpazetë.

Dhe natyrisht, pavdeksia e këtij lloji mund t’u ofrohet vetëm të pasurve, pasi vetëm do të mund të paguajnë për ndërhyrjet që i shndërrojnë në të pavdekshëm.

Tv Klan