Nënstacioni elektrik i tensionit të lartë 110 kv në Orikum është drejt përfundimit. Ndërtimi i tij do t’i japë zgjidhje defekteve që ndodhin përgjatë kësaj zonës turistike të Vlorës, një shqetësim që ka qënë i hershëm për banorët. Gjatë një inspektimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se brenda një viti, situata e furnizimit me energji në këtë zonë do të ndryshojë rrënjësisht.

“Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që në tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”.

Damian Gjiknuri tha se sfida tashmë mbetet te mirëadminsitrimi i investimeve të kryera.

“Akoma ka punë dhe ka nevojë për administrim më të mirë por rezultatet janë impresionuese dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e mirëmenaxhimit të kompanisë dhe strukturave në terren”.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes në Vlorë kanë rënë nga 50% që ishin para disa viteve në rreth 20%.

Tv Klan