elbasan-arenaPunimet në stadiumin e Elbasanit po vijojnë me ritme të larta.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon ta ketë gati për takimin me Danimarkën që do të luhet më 11 tetor.

Punonjësit po vendosin ndenjëset të cilat do të kenë ngjyrat kuq e zi.

Tribunat do t’i ngjajnë flamurit kombëtar.

Kapaciteti i “Elbasan Arena” do të jetë 12500 vende të ulura dhe aty përveç Kombëtares do të zhvillojnë takimet e tyre edhe ekipet shqiptare që marrin pjesë në kupat e Europës.

Në tribunën qendrore do të përqendrohen të gjitha shërbimet dhe ambientet për gazetarët.

Tv Klan