Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë për miratimin e reformës në drejtësi. Në një deklaratë zyrtare theksohet se Uashingtoni do të jetë i angazhuar në zbatimin e reformës në Shqipëri.

“Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Kalimi i reformës, një hap historik për Shqipërinë. Kalimi i reformës, ky sukses i përket shqiptarëve”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e zëdhënëses së DASH, Elizabeth Trudeau

SHBA urojnë popullin shqiptar për kalimin e reformës në drejtësi. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare. Aprovimi unanim i reformës është një mesazh i fortë i bashkimit kombëtar. Liderët shqiptarë e kanë futur vendin në shinat e duhura të drejtësisë dhe historisë dhe kanë avancuar ato të anëtarësisë në NATO. 

Ky është gjithashtu një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Shqipërinë në implementimin e kësaj reforme.

/tvklan.al