Dhame

Për më shumë se një orë është pyetur në Prokurorinë e Tiranës, Julinda Dhame, Drejtoresha e Agjencisë së Turizmit.

Ajo është kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohet se ka abuzur me rreth 94 milionë lekë të vjetra në organizimin e disa aktiviteteve.

Dhame ka sqaruar para oficerit të Policisë Gjyqsore se ka respektuar të gjitha procedurat ligjore në lëvrimin e fondeve në institucionin që ka drejtuar.

Sipas saj është e pamundur që të parashikohen të gjitha aktivitetet që mund të organizohen që në fillim të vitit.

Për paratë që janë përdorur gjatë vizitës së Papa Françeskut, ajo ka thënë se nuk mund të lëvroheshin që në fillim të vitit, pasi njoftimi për vizitën e tij është bërë kohë më pas.

E njëjta gjë, sipas saj, ka ndodhur edhe “Traku Fest”, organizuar në Gjirokastër.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Dhame ka copëzuar fondet për këto aktivitete, për të shmangur tenderimin e tyre.

Pas verifikimeve që po kryen Prokuroria, do të shikohet nëse ka elementë të veprës penale për të ngritur akuza.

Tv Klan