Makina e punonjesit te Kryeministrise Drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri Ergys Hoxha është konfliktuar me dy punonjës të Policisë së Shtetit. Shkak është bërë automjeti i tij tip Audi A5.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, automjeti i tij kishte targa të falsifikuara. Kjo është konstatuar nga dy efektivët e patrullës të cilët kanë kërkuar bllokimin e mjetit.

Por Hoxha është konfliktuar verbalisht me punonjësit e Policisë Rrugore duke i fyer dhe kërcënuar ata se do ti hiqte nga puna. Policia thotë se debati është rregjistruar nga kamerat e automjeteve të patrullës dhe çështja do të zbardhet deri në fund.

TV KLAN