Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, ka paditur sot në Prokurori Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, për shpërdorim detyre gjatë shkarkimit të tij.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes Ekonomi e shkarkoi nga detyra Lazimin javën e kaluar, një vendim që është cilësuar edhe si hakmarrje politike nga ana e LSI-së.

Sot kam bërë një denoncim për kallëzim penal ndaj ministres Ekonomi, që në fakt është pasojë e një urdhri të saj që është në shkelje të plotë të ligjit javën e kaluar, për të cilin unë dhashë garanci që do të ndiqja rrugën ligjore

”, tha Lazimi, pasi kishte paditur ministren për “

shpërdorim detyre

”.

Nëse do të kishte diçka ligjore të jepet arsyeja, sot e kësaj dite unë nuk kam asnjë arsye dhe dëgjova që nuk është as për arsyen që dëgjova në media për përfshirje në fushatë. Nuk është çështje thjeshtë për personin tim, por edhe personin juridik të postës shqiptare. Që nga e Premtja janë pezulluar shumë veprime dhe xhirime financiare dhe dëmi i shtetit është shumë i madh.

Lazimi është anëtar i LSI-së ndërsa ministrja Ekonomi vjen nga radhët e PS-së. Padia vjen teksa përplasjet PS-LSI janë rritur javët e fundit.

/tvklan.al