curri

Kompania që do të marë me koncesion sistemin e ri të mbledhjes së Tatimit të Vlerës së shtuar do të ketë vetëm rol monitorues në mbledhjen e saj.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavid Çurri, shpjegon se i gjithë administrimin dhe mbledhja e TVSH – së do të vazhdojë të kryhet si më parë nga Drejtoria e Tatimeve dhe se kompania private, në asnjë rast nuk do të prekë paratë e TVSH –së së bizneseve.

Kompania private, nëpërmjet një platforme teknologjike, do të marë në kohë reale çdo transaksion dhe do t’ia kalojë direkt Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Kjo gjë do të ndodhë edhe për bizneset e mëdha, ku faturat tatimore nuk do të jenë më në letër, por elektronike.

Sistemi i ri do të jetë vetëm në funksion të monitorimit të transaksioneve të bizneseve në kohë reale, çka do ta ndihmojë administratën tatimore në luftën kundër informalitetit, për të ndërhyrë në kohë aty ku meren sinjalet.

Shërbimi koncesionar do të ketë kusht rritjen me 11 % të të ardhurave nga Tatimi i Vlerës së Shtuar. Vetëm në këtë rast, ai do të përfitojë nga ky koncesion, duke e ndarë pjesën e fitimit mbi nivel do të ndahet me qeverinë, në raportin 90 për kompaninë dhe 10 për qeverinë, deri në masën 15 përqind.

Nëse rritja kalon 15 %, koncesionari merr 6.5 lekë dhe shteti 3.6 lekë në çdo 10 lekë TVSH të mbledhur.

Tv Klan