Në një letër që iu dërgua deputetëve të Komisionit të Sigurisë përfaqësues të Gardës së Republikës shprehen kundër shkrirjes së kësaj strukture të Policisë së Shtetit duke dhënë edhe disa arsye që sipas tyre çojnë deri në destabilizimin e vendit.

Natyra e informacionit që mbërrin tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe mungesa e një kontrolli ndaj tij është e rrezikshme sipas oficerëve të Gardës.