Astronomët të cilët vrojtojnë qiellin me anë të disa pajisjeve tepër të avancuara me rreze X kanë dalluar një dritë kozmike misterioze, në thellësi të hapësirës.

Për vetëm pak minuta, drita pulsonte dhe ishte mijëra herë me e shndërritshme dhe prodhonte mijëra herë më shumë energji sesa yjet e tjerë në galaksinë e saj.

Ky shpërthim kozmik u dallua në një galaksi të vogël pa emër, 10.7 miliardë vite dritë larg tokës, në një zonë hapësinore të njohur si Chandra.

Ndodhi në vitin 2014 –të, por e gjithë kjo ngjarje zgjati vetëm disa orë dhe të nesërmen nuk u dallua më energji.

Sipas të përditshmes “The Independent”, kjo është hera e para që shkencëtarët dëshmojnë një ngjarje të këtyre përmasave dhe kjo ka bërë që ata të ngrenë shumë pikëpyetje.

Astronomët nuk kanë mundur ende t’i japin një shpjegim kësaj ngjarjeje dhe shprehen se është e nevojshme të bëhen më shumë observime për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Franz Bauer, nga Universiteti i Kilit shprehet se që nga hera e parë që e dalluan këtë burim energjie po përpiqen kuptojnë origjinën e saj.

Ai beson se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë një event shkatërrues, me gjasë momentet e fundit të një ylli neutron, xhuxhi të bardhë apo një ylli masiv./tvklan.al