prifti_1

Dritan Prifti ka dëshmuar serish në lidhje me aferën e CEZ -it. Për dy orë, ish – Ministri, këtë radhë ka dhënë deponimet e tij në Prokurorinë e Tiranës.

Ai ka qëndruar para Prokurores Antoneta Sevdari, ku ka shpjeguar të gjithë atë çfarë di në lidhje me çështje CEZ – DIA.

Pas dëshmisë së dhënë në Policinë e Tiranës disa ditë më parë, për këtë çështje, grupi hetimor ka parë të arsyeshme ta therrasë përsëri Priftin, duke qënë se ai ka dhënë detaje të rëndësishme për hetimin.

Këtë ai e konfirmoi dhe në dalje të organit të hetimit, ku tha se dorëzoi prova të reja, që sipas tij, dëshmojnë që Ilir Meta qëndron pas administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj.

Prifti mësohet të ketë dorëzuar në Prokurori edhe një video, përmbajtja e së cilës nuk bëhet e ditur.

Tv Klan