Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, e angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të armëve.

Tre shqiptarë dhe katër italianë janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti” të zhvilluar në Siçili, si dhe u sekuestruan 20 mijë euro cash.

Shqiptarët e arrestuar janë Moisi Habilaj 39 vjeç, Maridian Sulaj 29 vjeç dhe Fatmir Minaj 55 vjeç, ndërsa italianët Antonio Riela 46 vjeç, Vincenzo Spampinato 44 vjeç, Gianluca Passavanti 37 vjeç dhe Angelo Busacca 37 vjeç.

Shqiptari Moisi Habilaj është akuzuar nga Partia Demokratike në vitin 2015 për trafik droge.

Hetimet kanë zbuluar se organizata ka transportuar mbi 3.5 ton marihuanë nga bregdeti shqiptar në Itali. Po kështu, anëtarët e bandës kanë transportuar kallashnikovë dhe qindra municione. Sipas policisë italiane, kjo organizatë ka qarkulluar mbi 20 milionë euro nga trafiku i drogës dhe armëve. Kanabisi ishte destinuar për në Catania, Ragusa dhe Siracusa.

/tvklan.al